Virtual Reality është përvoja e magjishme e një bote të krijuar nga kompjuteri që simulon praninë tuaj fizike dhe ju lejon të jetoni brenda një botë virtuale.

VR Games Albania është vendi perfekt për të takuar të ardhmen për të gjithë ata që duan të zhyten sado pak në botën virutale dhe t’i largohen monotonisë së përditshme.

Në VR Games Albania, ju mund të shihni dhe të bëheni pjesë e kësaj bote virtuale në ambientet e krijuara posacërisht për këtë qëllim, ku mund të përjetoni një përvojë me të vërtetë të jashtëzakonshme. Miqtë apo familjarët tuaj mund t’ju ndjekin nëpër një ekrani televiziv ose duke u argëtuar bashkë me ju e duke shijuar përvojën e mbresëlënëse të VR. Mund të përjetoni këtë aventurë ose si pjesë e një skuadre ose si kundërshtarë me ta. Sido që të jetë zgjedhja juaj, ne ju garantojmë emocione që do t’i kërkoni t’i përjetoni përsëri.

Të gjitha pronotimet bëhen nëpërmjet sistemit tonë të rezervimit online në faqen tonë të internetit www.vrgames.al

Sigurisht që po! Na kontaktoni në adresën tonë të email-it rezervo@vrgames.al ose kontakt@vrgames.al për të gjitha detajet.

Ne kemi akses në një numër të madh të lojrave VR nga kompani të njohura ndërkombëtare me të cilat kemi marrëveshje. Ne synojnë rritjen e numrit të titujve sipas kërkesës. Brenda një rezervimi të vetëm në faqen tonë të internetit www.vrgames.al mund të vendosni se çfarë loje dëshironi të luani!

Nëse nuk jeni të sigurt se cila përvojë ose lojë ju përshtatet më së miri, stafi ynë i përkushtuar do të jetë i lumtur t’ju rekomandojë çfarë është e përshtatshme për ju!

Sigurisht! Është shumë argëtuese kur ndan kënaqësinë e këtij momenti emocionues me dikë! Mund të luani së bashku me miqtë apo familjarët tuaj ose si  pjesë e një skuader ose si kundërshtarë me ta.

Sipas rekomandimeve të industrisë, mosha minimale e rekomanduar është 12 nëse janë vetëm. Megjithatë, lojëtarët e vegjël janë të mirëpritur nëse shoqërohen nga një prind gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës së tyre.

Na kontaktoni në adresen tonë të email-it kontakt@vrgames.al

Mbyll menune